Të martën në pikën kufitare në Jarinje është arrestuar një shtetas serb i cili dyshohet se e ka prezantuar një dokument fals gjoja të lëshuar nga ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, për shkak se në vendkalim kufitar për transportin e ngarkesës kishte prezantuar një dokument të lëshuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor i cili dyshohet të jetë i falsifikuar”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.
“I dyshuari me vendim të prokurorit, i cili e ka bërë cilësimin e veprës penale, është dërguar në mbajtje, kurse automjeti me ngarkesë për shkak të sigurisë dhe peshës është dërguar në terminal doganorë në Mitrovicë.