Është arrestuar një serb në fshatin Jesenovik i Ulët të Zubin Potokut, pasi ka penguar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës, të cilët ishin njoftuar dhe kanë intervenuar në parandalim të një rasti të kanosjes/dhunës në familje.
Policia njofton përmes raportit 24 orësh se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.