Në fshatin Merdare të Podujevës është arrestuar një person nën dyshimin se pesë persona janë helmuar nga ushqimi në restorantin e tij.
Njësitë relevante policore dhe inspektorët e AUV-it kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe restoranti i është mbyllur përkohësisht.
Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje
PRODHIMI DHE VËNIA NË QARKULLIM E ARTIKUJVE TË DËMSHËM USHQIMOR
Fsh. Merdare, Podujevë 24.09.2022 – 19:00. Me 25.09.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se 5 (pesë) persona/viktima meshkuj kosovar janë helmuar nga ushqimi në restorantin e të dyshuarit. Njësitë relevante policore dhe inspektoret e AUV-it kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe restoranti i është mbyllur përkohësisht. Me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari pas intervistimit, është dërguar në mbajtje.