Gjashtë persona janë arrestuar në Gjilan të dielën, për organizim ilegal të skemave piramidale.
Policia e Kosovës njofton se është arrestuari pronari i lokalit ku janë organizuar skema piramidale dhe personat që ishin brenda.
Aty janë sekuestruar televizorë, shtëpiza të kompjuterit dhe monitorë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte ushtruar veprimtari të paligjshme në lokalin e tij. Në lokal janë hasur edhe gjashtë (6) të dyshuar meshkuj kosovarë duke luajtur bastore. Me urdhër të prokurorit nga lokali janë sekuestruar tre televizorë, tri shtëpiza të kompjuterit, tre monitorë. Me urdhër të prokurorit kujdestar, të dyshuarit (pronarit të lokalit) i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, ndërsa të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt”, njofton PK.