Një grua në Prizren ka raportuar të martën në Polici se burri i saj ushtron vazhdimisht dhunë fizike ndaj saj.
Pos kësaj tash edhe e ka dëbuar nga shtëpia.
Rasti është raportuar në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
” Prizren 09.08.2022-13:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar në vazhdimësi është duke ushtruar dhunë ndaj saj, ndërsa sot e ka dëbuar edhe nga shtëpia. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”.