Një person është arrestuar dje në Prishtinë.
Policia, përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se i njëjti ka ushtruar dhunë psikike dhe ka kanosur nënën e tij.
Sipas Policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Prishtinë 18.09.2022 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë psikike dhe kanosë nënën e tij, viktimën femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë./Front Online