Një person është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet se e kishte shtënë me armë zjarri dje në drejtim të një tjetri, krejt kjo për shkak të një mosmarrëveshjeje.
Në raportin e policisë thuhet se nga i njëjti është konfiskuar një pistoletë me pesë copë fishekë.
I dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërkaq viktima nuk ka pësuar lëndime.
“Prishtinë 21.06.2023 – 17:21. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje verbale ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar. Nga i njëjti është konfiskuar një pistoletë me pesë copë fishekë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërkaq viktima nuk ka pësuar lëndime”.