Një person është arrestuar mëngjesin e së mërkurës në Prishtinë, si i dyshuar për armëmbajtje pa leje.
Policia njofton se gjatë kontrollit, në automjetin e tij është gjetur një mjet i dyshuar shpërthyer-granatë dhe një thikë.
“Gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit mashkull kosovar është gjetur një mjet i dyshuar shpërthyes-granatë dhe një thikë. Njësit relevante kanë dal në vendin e ngjarjes ku ekipi i IEDD-së kanë bërë tërheqjen e mjetit”, thuhet në raportin policor.
Me vendim të prokurorit, është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit.
Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./Front Online