Policia ka arrestuar një të dyshuar në Pejë.
I njëjti në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë
“Pejë 10.02.2023 – 19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili në gjendje të dehur kishte ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij, viktimës mashkull kosovar i cili si pasojë e kësaj ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”,thuhet në raportin 24 orësh të Policisë./Front Online