
Një burrë nga Mitrovica është arrestuar, për shkak se kishte kanosur dhe penguar ish të dashurën.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se arsyeja e sulmit besohet të jetë ndërprerja e kontakteve një muaj më parë, raporton Front Online.
Tutje policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt./Front Online/