Reperi shqiptar, Rigels Rajku i njohur si Noizy është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Kosovës.
Lajmi për Express e ka konfirmuar, zëdhënësja e rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti.“Mbrëmë në pikën kufitare, në Vermicë nga policia është ndaluar një person, i cili është shoqëruar në stacionin policor Qendra në Prishtinë. Ndaj tij ka qenë aktive një urdhëresë të gjykatës. Zyrtarët policor në koordinim me institucionet përkatëse, po kryejn veprimet e nevojshme procedurale”, tha ajo për Front Online.
Noizy ka qëndruar disa ditë në Zvicër, ku edhe ka publikuar fotografi të ndryshme nën shoqërinë e aktorit, Blerim Destani dhe reperit, Gramoz Aliu i njohur si Mozzik.