Është arrestuar një person pasi i njëjti kishte kundërshtuar zyrtarët policorë, transmeton Front Online.
Sipas raportit 24 orësh të policisë,personi i arrestuar nuk e kishte zbatuar vendimet për bartje të maskës dhe gjatë arrestimit ishte lënduar njëri nga zyrtarët policorë
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk i kishte zbatuar vendimet për bartje të maskës, pastaj ka kundërshtuar zyrtarët policorë si dhe ka rezistuar aktivisht gjatë arrestimit, ku njëri nga zyrtarët policor ka pësuar lëndime trupore. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”,thuhet në raportin e policisë.