Është arrestuar një person Gjilan, pasi i njëjti kishte shpërndarë ushqime me afate të skaduara, raporton FrontOnline.
Sipas raportit të policisë i dyshuari këto ushqime i ka shpërndarë në qendrat tregtare dhe kishte ndërhyrë edhe në afatin e skadimit.
Raporti I plotë:
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pronar i një depoje ushqimore, pasi që dyshohet se i njëjti ka shpërndarë në qendra tregtare dhe shitore me pakicë artikuj ushqimorë me afat të skaduar dhe po ashtu i njëjti ka ndërhyrë në afatin e skadimit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe inspektorët e tregut dhe të ATK-së. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje’’, thuhet në raportin e policisë.