×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet një person që voziste me patentë shofer të falsifikuar, thotë se e mori nga një i panjohur

    FrontOnline
    12 Shtator 2024

    Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person pasi dyshohet se ka përdorur patentë shoferë të Kosovës të falsifikuar.

    Patentë shoferi është sekuestruar dhe departamenti për patentë shoferë ka vërtetuar se ai nuk është lëshuar nga ta.

    I dyshuari e ka pranuar se lejen e falsifikuar e ka marrë nga një person i panjohur dhe se kishte dhënë një shumë parash për të.

    I dyshuari është ndaluar për 48 orë.

    Komunikata e plotë:

    Policia e Kosovës arreston një person për falsifikim dokumenti

    Prishtinë, 12 shtator 2024

    Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) në Gjilan, në vazhdën e kryerjes së detyrave zyrtare sipas kompetencës dhe autorizimeve ligjore, në bashkëpunim edhe me Prokurorinë Themelore në Gjilan, pas një pune operative dhe hetimore, ka grumbulluar dëshmi për një person të dyshuar mashkull i cili dyshohet se kishte siguruar dhe përdorur patentë shofer të Republikës së Kosovës që dyshohet se është i falsifikuar.

    Lidhur me rastin, patentë shoferi është sekuestruar nga i dyshuari dhe nga departamenti për patentë shoferë është vërtetuar se i njëjti nuk është lëshuar nga institucioni përkatës.

    Gjatë zhvillimit të procedurave hetimore, i dyshuari ka pranuar se këtë patentë shofer të falsifikuar e kishte pranuar nga një person i panjohur dhe se kishte paguar një shumë parash për ta siguruar patentën.

    Mbi bazën e këtyre veprimeve është krijuar dyshimi se i dyshuari i lartcekur ka kryer veprën penale:  “Falsifikim i dokumenteve ”, nga neni 390 i KPRK-ës.

    Në lidhje me rastin personi i dyshuar është intervistuar në prezencë të avokatit dhe më pas është njoftuar prokurori i çështjes i cili ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar për 48 orë.

    Petrol Company zbret çmimet në Ditën e Verës: Benzinë 1.70 euro dhe Diesel 1.85 Euro për litër
    Nga Rubrika
    Lajme12 Shtator 2024
    Ardian Gjini, nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë SHBA-ja vazhdimisht po deklaron se “kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme me...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj e ka kritkuar Prokurorinë Speciale për aktakuzën për rastin Banjska, duke thënë se është vonuar. Ai tha...
    Lajme12 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë mund ta shpallë Kosovën një territor të pushtuar. Kështu raportojnë media të shumta në Beograd lidhur me konferencën që...
    Të tjera
    Lajme12 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka liruar personin që intervistoi në stacionin e Policisë në Mitrovicën e Jugut, lidhur me rastin Banjska. Lajmin për...
    Lajme12 Shtator 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka falënderuar Gjermaninë dhe shtetet e tejra të NATO-s për ndërhyrjen e tyre në Kosovë, në vitin 1999. Në...
    Lajme12 Shtator 2024
    Presidentes Vjosa Osmani i është ndarë çmimi i forumit “M100” në Postdam, shkruan Reporteri.net. Osmanit iu nda çmimi nga ish-ministri gjerman, Rudolf...
    Lajme12 Shtator 2024
    Ish-ministrit gjerman të Mbrojtjes, Rudolf Scharping, është shprehur se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po angazhohet vazhdimisht për lirinë dhe demokracinë, për...
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Një gjykatë ka urdhëruar dy gra që t’i paguajnë 8 mijë euro dëmshpërblim zonjës së parë të Francës, Brigitte Macron, pasi bëri...
    Lajme12 Shtator 2024
    Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, që vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka folur për mundësinë e ri-kandidimit të tij edhe për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.