Është arrestuar një person në Vlashnje të Prizrenit, pasi është hasur duke transportuar 15 emigrantë.
Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është ndaluar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që është hasur duke transportuar me veturën e tij me targa vendore 15 (pesëmbëdhjetë) emigrantë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është ndaluar”, thuhet në raportin e policisë./Front Online