Një person është arrestuar ditën e sotme në Mitrovicën e Jugut.
I njëjti dyshohet për veprën penale penale “zjarrvënie”.
“Arrestimi i të dyshuarit M. H., 26 vjeçar, shtetas i Republikës se Kosovës, është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara për kryerje të veprës penale ‘zjarrvënie” që është raportuar sot në ora 05:25, e ndodhur në fshatin Shupkovc të Mitrovicës së Jugut, ku si pasoj e zjarrvënies është dëmtuar dera një lokali (kafiteri)”, thuhet në raport.
Raporti i plotë i Policisë :
Mitrovicë e Jugut, 26 nëntor 2022
Hetuesit e Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, si rezultat i hetimeve dhe veprimeve të shpejta kanë identifikuar dhe kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën penale zjarrvënie të raportuar në orët e mëngjesit të sotëm.
Arrestimi i të dyshuarit M. H., 26 vjeçar, shtetas i Republikës se Kosovës, është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara për kryerje të veprës penale ‘zjarrvënie” që është raportuar sot në ora 05:25, e ndodhur në fshatin Shupkovc të Mitrovicës së Jugut, ku si pasoj e zjarrvënies është dëmtuar dera një lokali (kafiteri).
Mbështetur në hetimet fillestare, si shkas i rastit dyshohet të jetë një mosmarrëveshje e mëhershme ndërmjet të dyshuarit dhe pronarit të lokalit. Ndërsa, pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë./Front Online