Një person është arrestuar në Prizren pasi së bashku me një tjetër të dyshuar kanë sulmuar një person.
Sipas njoftimit, viktima është dërguar për trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
”Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në bashkëpunim me një të dyshuar tjetër i cili është në arrati, kanë sulmuar viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Rasti është iniciuar si “vrasje në tentativë”.