Në orët e hershme të mëngjesit ka ndodh një vjedhje në Lipjan.
Aty është grabitur një institucion financiar ku disa persona të armatosur kanë grabitur arkën e këtij institucioni.
Rastin për FrontOnline e ka konfimruar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Pas marrjes së informatës për një vjedhje të rëndë të ndodhur në një institucion financiar në rrugën “Hajredin Bajrami” në Lipjan rreth orës 02:30, njësitet policore të Lipjanit kanë organizuar një operacion të shpejtë i cili ka rezultuar me arrestimin në ikje e sipër të një të dyshuari që dyshohet të jetë përfshirë në rastin në fjalë”, ka thënë Borovci.
Sipas tij, veprimet e shpejta i kanë mundësuar policisë të identifikoj veturën e shfrytëzuar nga të dyshuarit si dhe drejtimin e ikjes.
Ndjekja policore ka vazhduar deri në momentin kur në fshatin Qylagë të Lipjanit, të dyshuarit kanë humbur kontrollin mbi veturën e tyre dhe kanë dalë nga rruga.
Me këtë rast policia ka arrestuar të dyshuarin;
pas një kontrolli që i ka bërë automjetit ka gjetur dhe sekuestruar;
Një revole të tipit Zoraki, si dhe,
Pesë fishek.
Ndërkohë që policia ka kontrolluar edhe perimetrin përreth, pak më tutje është gjetur edhe kasaforta (kasa) e zbrazët./FrontOnline/