Një person është arrestuar ditën e djeshme pasi së bashku me një person tjetër kishin sulmuar fizikisht dhe plagosur në kokë viktimën.
Viktima është duke u trajtuar në QKUK, ndërsa të dyshuarit kanë ikur në drejtim të pa njohur.
Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i Policisë:
VRASJE E RËNDË NË TENTATIVË
Fsh. Baicë, Gllogoc, 10.03.2023 – 15:23. Dy të dyshuar meshkuj kosovarë për motive deri më tani të pa njohura, e kanë sulmuar fizikisht dhe kanë shtënë me armë zjarri duke e plagosur në kokë viktimën mashkull kosovar. Viktima është duke u trajtuar në QKUK, ndërsa të dyshuarit kanë ikur në drejtim të pa njohur. Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Njësitë relevante policore janë duke e trajtuar rastin.