Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka informuar se në një pompë të derivateve është sulmuar fizikisht dhe kanosur me një armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar.
Rasti ka ndodhur më 30 nëntor në ora 22:40 në Fushë Kosovë.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në një pompë të derivateve është sulmuar fizikisht dhe kanosur me një armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në raport.
I dyshuari është arrestuar dhe pistoleta (ajrore) është konfiskuar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Front Online