Një person nga Fushë Kosova është dërguar në mbajtje, pasi në telefonin e tij dje janë gjetur disa fotografi dhe video me përmbajtjeje abuzive seksuale të fëmijëve.
Në raportin e policisë thuhet se këto materiale personi në fjalë i kishte shpërndarë te personat e tjerë përmes rrjeteve sociale.
KEQPËRDORIM I FËMIJËËVE NË PORNOGRAFI
Fushë Kosovë (NN) 27.09.2022 – 13:00. Pas veprimeve hetimore të Policisë është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi te ai janë gjetur në posedim disa fotografi dhe video me përmbajtjeje abuzive seksuale të fëmijëve, pastaj këto materiale i dyshuari i ka shpërndarë te personat e tjerë përmes rrjeteve sociale. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.