Një person është arrestuar dje për dhunë në familje në Lipjan.
I dyshuari ka shkaktuar dhunë psiqike ndaj viktimës femër, kështu kë bërë të ditur Policia e Kosovës.
Rasti ka ndodhur rreth orës 17:10.
“Lipjan 21.08.2022, 17:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka shkaktuar dhunë psiqike ndaj viktimës femër kosovare. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.