Policia ka arrestuar një person në Ferizaj pas marrjes së një informate për të shtëna me armë zjarri në një sallë dasmash. Njësiti policor ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku brenda dhe jashtë sallës janë gjetur 16 gëzhoja.
I dyshuari është arrestuar dhe nga ai është konfiskuar një armë e kalibrit 9mm. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti është nën hetime.
“Pas marrjes se një informate për të shtëna me armë zjarri në një sallë dasmash, njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes ku brenda dhe jashtë sallës janë gjetur 16 gëzhoja. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar ku nga i njëjti është konfiskuar një armë e kalibrit 9mm. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, ka njoftuar Policia.