Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një personi në Gjilan, pasi i njëjti në veturën e tij kishte shtatë persona migrantë nga Sudani dhe Siria.
I dyshuari ishte duke transportuar migrantët drejt kufirit me Serbinë.
Ndërsa, rasti është cilësuar si kontrabandim me migrantë
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij kishte pasur shtatë persona migrantë nga Sudani dhe Siria të cilët kishte qenë duke i transportuar në pjesën lindore të Kufirit me Serbinë. Pa intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa personat janë dërguar në Qendrën për migrantë në Vranidoll”, thuhet në njoftimin e PK-së.