Në orët e mesditës së sotme, policia në Vushtrri, ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale ‘Kanosje’.
Arrestimi i të dyshuarit, është bërë mbi bazën e dyshimeve të bazuara, pasi që i njëjti përmes rrjeteve sociale ka kanosur viktimën mashkull/kosovar.
Të gjitha veprimet e ndërmarra hetimore i janë paraqitur prokurorit të rastit. Pas intervistimit, të dyshuarit B.H., 37-vjeç, me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor.
Ndaj tij janë duke u zhvilluar hetime për veprën penale “Kanosje./Front Online