Një i dyshuar në Vushtrri është arrestuar të hënën, pasi dyshohet se e ka rrahu nënë e tij, e cila kishte lëndime trupore dhe ka marrë tretman mjekësor.
Në raportin e policisë thuhet se ,e vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Vushtrri, 27.03.2023 – 20:09. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ai ka sulmuar fizikisht nënën e tij, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka marrë tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia.