Një person është arrestuar në Viti pasi i njëjti nuk i është ndaluar me veturë zyrtarit policor.
Rasti ka ndodhur në fshatin Sllatinë e Epërme, dje rreth orës 20:00.
Në njoftimin policor bëhet e ditur se gjatë kontrollit, tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një maskë.
“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje” thuhet në njoftim.
Rasti është cilësuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.