Një rast i dhunës është raportuar dje në Prizren.
Policia njofton se është arrestuar i dyshuari mashkull Kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj prindërve të tij, duke ju kërkuar në vazhdimësi të holla.
Njësiti policor në vend ngjarje ka gjetur dhe konfiskuar edhe 2.30 gr substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, ku dhe është hapur rast për posedim të paautorizuar të narkotikëve. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje thuhet në raportin 24 orësh të policisë./FrontOnline/