Është arrestuar një person në Prishtinë, pasi i njëjti ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.
Policia ka bërë të ditur se i njëjti ka dorëzuar armën si dhe një karikatorë të zbrazët.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte shtënë me armë zjarri në një aheng familjar. I njëjti ka dorëzuar armën pistoletë si dhe një karikatorë të zbrazët”.
“Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.