Policia e ka arrestuar një qytetar nga Peja nën dyshimin se iu ka shkaktuar dhunë psikike ndaj familjarëve të tij.
I dyshuari kishte qenë nën ndikim të alkoolit.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit, ka ushtruar dhunë psikike ndaj dy viktimave bashkëshortes dhe djalit të tij”, thuhet në njoftimin 24-orësh të Policisë.