Një person është arrestuar në Obiliq.
I njëjti ka kanosur bashkëshorten e djalit të tij, shtetas e Serbisë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, deri te kanosja dyshohet se ka ardhur pasi që i dyshuari pa pëlqimin e prindërve e ka marrë vajzën e viktimës për të kërkuar lëmoshë.
“Rr. Tropoja, Obiliq 17.05.2023 – 19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kanosur bashkëshorten e djalit të tij, viktimën femër shtetase e Serbisë. Deri te kanosja dyshohet se ka ardhur pasi që i dyshuari pa pëlqimin e prindërve e ka marrë vajzën e viktimës për të kërkuar lëmoshë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë./Front Online