Është arrestuar një person në Obiliq, pasi i njëjti dyshohet se ka dhunuar një grua.
Në raportin e policisë thuhet se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, njofton Klankosova.tv.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka dhunuar viktimën femër kosovare. Me vendim te prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raport.