Një person është arrestuar nga Policia në Lipjan.
I njëjti dyshohet se përmes rrjetit social ka kanosur viktimën mashkull.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Lipjan 16.03.2023 – 21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që përmes rrjetit social ka kanosur viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë./Front Online