Një person me inicialet B. D., (mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, lindur në vitin 1992 është arrestuar dje nga Policia në Gjakovë, më saktësisht në fshatin Demjan.
I njëjti dyshohet për kanosje.
Në posedim të të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta dhe 30 copë fishekë të cilat ai i posedonte në mënyrë të paautorizuar.
I dyshuari me vendim të prokurorit është ndalur në mbajtje ëpr 48 orë.
Njoftimi i plotë:
Me datën 16.03.2023, Stacioni Policor në Gjakovë ju ka përgjigjur një rasti kanosje të raportuar në fshatin Damjan-Gjakovë. Zyrtarë Policorë të Njësisë së Hetimeve në kuadër të këtij stacioni, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin B. D., (mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, lindur në vitin 1992). Në posedim të të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta dhe 30 copë fishekë të cilat ai i posedonte në mënyrë të paautorizuar.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit (në koordinim me të cilin janë ndërmarr të gjitha veprimet hetimore) i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë dhe është iniciuar rast “Kanosje” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.