Një person është arrestuar në Gjakovë, pasi i njëjti dyshohet se në dy raste të ndara kishte vjedhur dy vetura.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Rr. Ali Hadri, Gjakovë 05.12.2022-16:55 Në lidhje me rastin, më 06.01.2023 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi për të njëjtin ekziston dyshimi i bazuar se në dy raste të ndara kishte vjedhur dy vetura pronë e dy ankuesve meshkuj kosovarë. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Front Online