Një person është arrestuar në Miradi të Fushë Kosovës, pasi i njëjti nën ndikim të alkoolit kishte vozitur automjetin dhe kishte shkaktuar aksident trafiku.
Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit kishte ngarë automjetin dhe kishte shkaktuar aksident trafiku. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raportin e policisë.