Dje është arrestuar një person në Fushë Kosovë.
Ai dyshohet se më 24 nëntor e ka sulmuar fizikisht një grua, me të cilën ishte në lidhje dashurie më herët.
Sipas policisë, motivi i sulmit është xhelozia.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë:
Fushë Kosovë 24.11.2022 – 20:30. Është arrestuar (me 26.11.2022) i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti, dyshohet për motive xhelozie kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare me të cilën ishte (më herët) në lidhje dashurie. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.