Një person është arrestuar pasi për motive ende të panjohura kishte ushtruar dhunë ndaj anëtarëve të familjes.
Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 23:30, në Ferizaj.
Siç thuhet në raport, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti për motive ende të panjohura dyshohet se kishte ushtruar dhunë ndaj anëtarëve të familjes. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.