Një person është arrestuar të hënën rreth mesnatës në Ferizaj, pasi dyshohet se e ka rrahur të fejuarën e vet.
Sipas policisë, viktima ka pranuar trajtim mjekësor.
“Viktima femër kosovare ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga i fejuari i saj i dyshuari kosovar. Viktima ka pranuar trajtimin e nevojshëm mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.