Policia e Kosovës ka arrestuar një person nga Drenasi i cili fillimisht kishte raportuar djalin e tij si të zhdukur, por rreth orës 12:05 në stacion është paraqitur i dyshuari se bashku me djalin e tij për ta lajmëruar që djali ishte kthyer, raporton Front Online.
Sipas policisë, djali ishte larguar për t’i ikur keqtrajtimit nga prindi i tij.
Gllogoc 02.10.2020 12:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili fillimisht kishte raportuar djalin e tij si të zhdukur, por rreth orës 12:05 në stacion është paraqitur i dyshuari se bashku me djalin e tij për ta lajmëruar që djali ishte kthyer. Gjatë intervistës ishte kuptuar se djali ishte larguar për t’i ik keqtrajtimit nga prindi i tij, i cili me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje, ndërsa fëmija i mitur dërgohet në strehimore.