Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Grykën e Hulajve, Deçan, nën dyshimin për armëmbajtje pa leje.
Rreth orës 21:00, gjatë një pike kontrolli, njësia policore ndaloi një veturë me targa lokale që drejtohej nga një burrë kosovar.
Gjatë kontrollit, në veturë u gjet dhe u sekuestrua një armë pistoletë dhe dy fishekë të kalibrit 9×9 mm.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor për intervistim, ndërsa rasti do të procedohet në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit.