Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person pasi i njëjti kishte depërtuar në shtëpinë e viktimës mashkull kosovar dhe kishte vjedhur disa gjësende, raporton Front Online.
“Pejë 01.11.2020 – 09:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ditë më parë me forcë kishte depërtuar në shtëpinë e viktimës mashkull kosovar dhe kishte vjedhur disa gjësende. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, është thënë në raportin 24 orësh të policisë./Front Online.