Një person i dyshuar është arrestuar për vrasje në tentativë.
Kështu është njoftuar nga Policia e Kosovës, nga ku është shtuar se, pas një pune intenzive hetimore, Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, ka arritur që të identifikoj personin e dyshuar lidhur me rastin vrasje në tentativë.
Po ashtu është njoftuar se pas intervistimit, personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë:
Arrestohet një person i dyshuar për vrasje në tentativë
Pas një pune intenzive hetimore, Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, ka arritë që të identifikoj,personin e dyshuar lidhur me rastin vrasje në tentativë.
Rasti ka ndodhë me datën 06.10.2022 në lagjen Kodra e trimave në Prishtinë.
Kërkimet e vazhdueshme për arrestimin e tij, nga ana e policisë dhe ftesat për paraqitje, kanë bërë që personi i dyshuar, -G.B, mashkull 32 vjeç, sot të paraqitet në polici.
Pas intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës, personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje./Front Online