Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Skenderaj.
I njëjti është arrestuar nën dyshimin për armëmbajtje pa leje.
Ndaj tij është iniciuar raste për veprën penale ” Mbajtje ne pronësi, posedim, kontroll te paautorizuar te armës” .
Njoftimi i plotë:
Arrestohet një person i dyshuar për armëmbajtje pa leje
Skenderaj, 17 maj 2023
Në orët e mbrëmjes së datës 17 maj 2023, policia në Skenderaj ka arrestuar një person të dyshuar për armëmbajtje pa leje.
Arrestimi i të dyshuarit është bërë pasi gjatë kontrollit të detajuar tek i dyshuari në posedim është gjetur dhe është konfiskuar një armë e llojit pistoletë me shtatë fishek. Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ndërsa pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj tij është iniciuar raste për veprën penale ” Mbajtje ne pronësi, posedim, kontroll te paautorizuar te armës” ./Front Online