Policia e Kosovës ka arritur që të vë në pranga një të dyshuar i cili ishte i dënuar me katër vite burg për vjedhje të rëndë.
Këtë e ka bërë të ditur për Front Online zyrtarja për informim e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti.
“Sot nga njësitet policore të Drenasit, është arrestuar një person i dyshuar për të cilin kishte urdhëresë të gjykatës”, u shpreh ajo për Front Online .
Ahmeti ka thënë se aksioni i policisë është kryer sot në fshatin Korreticë e ulët, ku është arrestuar L.R. 35-vjeç i cili për një kohë të gjatë i është shmangur policisë.
“Personi i arrestuar pas përfundimit të procedurave policore, është dërguar në vuajtje të dënimit”, theksoi Ahmeti për Front Online .