Policia e Kosovës në Prishtinë ka arrestuar dje një person, i cili dyshohet se ka blerë një pajisje për ekzaminime shëndetësore, e që dyshohet të jetë e vjedhur në Shkup të Maqedonisë së Veriut.
Pas sekuestrimit të pajisjes, e cila arrin vlerën rreth 45 mijë euro dhe përfundimit të procedurave të nevojshme policore, Policia e Kosovës në koordinim me prokurorin e shtetit kanë marrë masat për procedurën e mëtutjeshme.
I arrestuar për veprën “Blerje, pranim ose fshehje e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës kriminale” është D.Sh, mashkull 47 vjeç.