Një person është arrestuar për shkak që një objekt në fshatin Vranidoll të Prishtinës ku po strehohen refugjatët është kapluar nga zjarri.
Personi (azilkërkues) i arrestuar dyshohet se ka të bëjë me zjarrin i cili po dyshohet se ka qenë i qëllimshëm.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zyrtari për informim në MPB, Behar Haziri.
“Nuk raportohet për persona të lënduar. Azilkërkuesit që ishin të akomoduar në këtë objekt, nga zyrtarët e MPB -së të mbështetur nga njësitë e policisë së migrimit janë transferuar në kampin “Belvedere”. Lidhur me këtë rast është arrestuar një person i dyshuar (azilkërkues) pasi që të dhënat e deritanishme qojnë në dyshimet se zjarri ishte i qëllimshem. Rastin po e trajtojnë institucionet kompetente”, thuhet në përgjigjen e tij.
Në Vranidoll është qendra e azilit ku më shumë strehohen migrantë nga Siria që kanë ikur për shkak të luftës.