Një person është arrestuar nga policia në Ferizaj, pasi ka therur me thikë dy meshkuj kosovarë të mitur.
Policia njofton se viktimat janë dërguar në emergjencë dhe sipas mjekut janë jashtë rrezikut për jetë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje thuhet në raportin 24 orësh të polisicë.
“Rr. Dëshmorët e Kombit, Ferizaj, 18.03.2021 – 21:22. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (i mitur), pasi që i njëjti me një mjetë të mprehtë ka therur dy viktimat meshkuj kosovarë (të mitur). Viktima janë dërguar në emergjencë dhe sipas mjekut janë jashtë rrezikut për jetë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.” /FrontOnline/