Është arrestuar një i mitur në Drenas, pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar seksualisht një vajzë.
Policia bën të ditur se viktimës i është ofruar tretman mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar i cili dyshohet se kishte sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raportin e policisë.