×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet një i dyshuar për falsifikim të parave, sekuestrohen 9 mijë dollarë amerikanë

    FrontOnline
    20 Mars 2025

    Policia ka njoftuar se sot në Pejë është arrestuar një person i dyshuar për “Falsifikim të parasë”. Hetimi kishte filluar kur një person kishte raportuar se ka pranuar 9 mijë dollarë amerikanë në emër të kthimi të një borxhi për shitblerje veturash.

    “Sot, pas një hetimi të shpejtë dhe të koordinuar, Policia e Kosovës, konkretisht Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike, ka realizuar një operacion për ndalimin e një personi të dyshuar për falsifikimin e parasë. Hetimi ka filluar pas një denoncimi nga një qytetar i rajonit të Pejës, i cili kishte pranuar një shumë prej 9,000 $ ( nëntë mijë $) dollarësh amerikanë në emër të kthimit të një borxhi për shitblerje veturash. Pas dyshimeve për autenticitetin e parave, qytetari ka raportuar rastin tek autoritetet kompetente, dhe pas verifikimeve dhe veprimeve hetimore, është identifikuar dhe arrestuar një person i dyshuar nga qyteti i Pejës, për të cilin ekzistojnë dyshime se ka kryer veprën penale të “Falsifikimit të Parasë” sipas nenit 296 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).”

    Policia thotë se janë sekuestruar 9 mijë dollarë amerikanë dhe se i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

    “Shuma e parave të sekuestruara është 9,000 dollarë amerikanë. I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit të tij mbrojtës dhe me aktvendim të Prokurorit të Pejës është dërguar në mbajtje për 48 orë. Hetimi është në vazhdim dhe po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për të zbardhur plotësisht rastin. Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë kompetente, do të vazhdojë të ndjekë me prioritet çështje të tilla për të garantuar sigurinë dhe integritetin financiar të qytetarëve të vendit.”

    Nga Rubrika
    Lajme23 Mars 2025
    Deputeti i PDK’së, Ferat Shala, ka thënë sot në një konferencë për media se paralajmërimi për shtrenjtimin e serishëm të çmimit të...
    Lajme23 Mars 2025
    Zëvendëskomandanti i KFOR-it, Cahit Irican, kryesoi Paradën e Medaljeve zvicerane ku mori pjesë edhe ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jurg Sprecher, në...
    Lajme23 Mars 2025
    Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Zhabar të Mitrovicës. Si pasojë një veturë e tipit “Polo” ka përfunduar jashtë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni23 Mars 2025
    Policia e Tiranës ka arrestuar një 44-vjeçare pasi ka përplasur me automjet një fëmijë 3-vjeçar dhe është larguar nga vendngjarja. Specialistët e...
    Bota/Rajoni23 Mars 2025
    Klasa e mesme në Zvicër përbën një pjesë të konsiderueshme të popullsisë, por si krahasohen të ardhurat e saj me ato të...
    Bota/Rajoni23 Mars 2025
    Zëdhënësi i Vladimir Putin e ka përshkruar një telefonatë këtë javë midis presidentit rus dhe homologut të tij amerikan Donald Trump si...
    Bota/Rajoni23 Mars 2025
    Presidenti amerikan Donald Trump i ka thënë faqes amerikane të sportit Outkick se lufta në Ukrainë është “deri diku nën kontroll” dhe...
    Lajme23 Mars 2025
    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e ka përkujtuar ish-Sekretaren e Shtetit Madeleine Albright, në trevjetorin e shkuarjes së saj në...
    Bota/Rajoni23 Mars 2025
    Ka vdekur gazetari i njohur sportiv, Saimir Demi. Lajmi i hidhur është bërë i ditur nga familjarët e tij, të cilët kanë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.